Mavraj me shokë tentohen të sulmohen keq nga tifozët pas humbjes së 10-të radhazi
Dje,
Hamburg ku luan edhe mbrojtësi shqiptar Mërgim Mavraj humbi kundër Bayer Leverkusenit me rezultatin 2-1 dhe e çoi nw 200 numrin e humbjeve në Bundesliga.
Hamburg humbi sërish dhe durimi sosi. Pas vërshëllimës finale të gjyqtarit të ndeshjes
Hamburg-Leverkusen,
tifozët vendas tentojnë të hyjnë në fushë për të nxjerrë inatin ndaj lojtarëve të skuadrës së tyre.
Forcat e
rendit ndalojnë mësymjen duke përdorur edhe qentë e policisë. 40 minuta pas kësaj,
tifozët e
Hamburg nuk u dorëzuan, por
tentuan edhe një herë të sulmonin lojtarët e ekipit të tyre.
Këtë herë,
tifozët e irrituar
tentuan të hynin në korridoret e brendshme të stadiumit, përmes një platforme të impiantit. Por, përsëri pa sukses, për fat, sepse edhe një herë, forcat e
rendit ndërhynë duke ndalur në kohë 60
tifozët e Hamburgut./albeu.com/
Shtuar më 18/02/2018,
ora 09:14