Po zhvillohet në Durrës konferenca për shtyp e
trajnerit të Kombëtares Shqiptare të futbollit Panuçi dhe kapitenit Mërgim
Mavraj.
Mavraj ka
kërkuar sërish
falje lidhur me kartonin e kuq, të marrë në ndeshjen me Skocinë, duke thënë se ndihet keq nga të gjitha komentert negative që i janë drejtuar në këto ditët e fundit.
Mavraj: "Kam
kërkuar falje trajnerit dhe
skuadrës. Më dhembin në shpirt te gjitha komentet negative që janë bërë në drejtim të
skuadrës, nuk kemi patur performancë të duhur për të fituar ndeshjet e fundit, na mungon vetbesimi qe do sjellim sukses. Nuk ka shenjë çrregullimi brenda
skuadrës. Një skuadër si e jona do pak kohë të bëhet si ka qenë më parë. Ne nuk luajmë as kundër
trajnerit, as për inat të tij."
Shtuar më 19/11/2018,
ora 14:23