Adnan Januzaj do të luaj për Kosovën në 5
mars në miqësoren kundër Haitit. Kështu shkruajnë sot gazetat më prestigjoze britanike dhe jo vetëm: "
Daily Star", "The Guardian", "
Daily Mail" dhe televizioni "Euro Sport".
Sipas tyre Federata e Futbollit të Kosovës për një kohë të gjatë është duke u angazhuar për të marrë dritën e gjelbër nga 19 vjeçari.
Tekniku i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki ka thënë se me 2
mars do ti bëjë publike emrat e futbollistëve, ndërkaq mbetet të shihet nëse emri i
Adnan Januzaj do të jetë në mesin e tyre. /albeu.com/
Shtuar më 15/02/2014,
ora 16:17