Mediat e huaja: Kaçe si Zidane
Portali prestigjioz sportiv, Goal.com, ka zgjedhur Ergys Kaçen, si lojtarin më të mirë të ndeshjes Shqipëri-Francë (1-0), ndërkohë që si “mw i dobwti” është francezi Patrice Evra.

“Një goditje magjistrale pak para përfundimi të pjesë së parë që ishte dhe goli i vetëm i takimit. Një model i precizionit dhe i fuqisë që na kujton paksa Zidane. Nuk hoqi dorë nga përpjekjet e tij në vazhdimësi, i çmuar në gjallërimin e lojës dhe gjithmonë prezent në rikuperimin e topave”, shkruante Goal.com. /Albeu.com/
Shtuar më 14/06/2015, ora 09:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori