Mediat greke: Gjysma e Greqisë nën flamurin e "Shqipërisë së Madhe"
Lidhur me incidentin e mbrëmshëm në Beograd, ku u shfaq edhe harta e "Shqipërisë së Madhe" kanë shkruar edhe mediat greke.

“Gjysma e Greqisë në flamurin e Shqipërisë së Madhe”, është titulli gazetës “protothema”.

Kjo gazetë shton se "Greqia po përjeton ngjarjen e paimagjinueshme që ndodhi në Serbi".

Sipas grekëve, shqiptarët ngritën një flamur irredentist në mes të Beogradit, ku përfshihej Maqedonia Perëndimore, Epiri dhe Korfuzi.

Edhe gazeta "Ethnos" shkruan se futbolli ra viktimë e nacionalizmit./albeu.com/
Shtuar më 15/10/2014, ora 14:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori