Mediat serbe: Gjashtë shqiptarë do të provokojnë kombëtaren tonë
Pëlqej
Me afrimin e Botërorit shumë prej skuadrave pjesëmarrëse kanë shpallur formacionet e tyre në përballjet e këtij kompeticioni.

Kombëtaria e Zvicrës e ka bërë një gjë të tillë dhe tek ajo luajnë plot gjashtë shqiptar.

Në formacioni e Kombëtares së Zvicrës do të luajnë, Granit Xhaka, Valon Behrami, Xherdan Shaqiri, Albian Ajeti, Blerim Xhemaili dhe Admir Mehmedi.

Kanë qënë pikërisht këto emra që kanë shqetësuar mediat serbe, pasi Serbia ndodhet në të njëjtin grup me Zvicrën dhe mesa duket i tremben përballjes midis tyre.

“Ajo që është veçanërisht interesante për ekipin e futbollit të Serbisë është se do të kenë përballë gjashtë shqiptarë, të cilët do të përpiqen t’i provokojnë lojtarët tanë”, shkruan gazeta serbe Kurir. /albeu.com/
Shtuar më 17/05/2018, ora 11:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori