Meha "tremb" Paderbornin, vendos kushte për rinovimin
Alban Meha është në qendër të vë mendjes te Paderborn. Mesfushorit të Kombëtares shqiptare i skadon kontrata aktuale më 30 qershor të këtij viti, ndaj edhe drejtuesit e klubit po bëjnë të pamundurën ta bindin që ai të firmosë rinovimin.

Te Paderborni i frikësohen një largimi të mundshëm të 28-vjeçarit në fund të sezonit me parametër zero, prandaj, duke e konsideruar si një xhevahir, si sa i përket rendimentit në fushën e lojës, por edhe vlerës në merkato, po mundohen që t’i ofrojnë shqiptarit rinovimin me rritje të konsiderueshme rroge dhe lehtë- sira të tjera financiare, me qëllim që ai të mos refuzojë.

Lajmi pasqyrohet gjerësisht në të përditshmen prestigjioze gjermane "kicker.de", sipas së cilës, drejtori teknik i Paderbornit, Majkëll Born, ka kohë që ka nisur negociatat me menaxherin e Mehës.

Deklarata – "Janë 14 lojtarë, të cilëve u përfundojnë kontratat në fund të këtij sezoni, ndaj ne kemi nisur të bisedojmë për rinovimet. Mes tyre janë edhe Alban Meha, Jens Vemer, Kristian Strohdiek, Lukas Kruse dhe Daniel Brykner. Kemi rënë përgjithësisht dakord me të gjithë këta lojtarë, por gjithsesi do duhet të ritakohemi për të mbyllur të gjitha detajet", ka thënë Born.

KlauzolaNisur edhe nga rendimenti që ka treguar mesfushori kuqezi, por edhe interesimet e shumta të klubeve të ndryshme në Bundesligën e parë, ku mbi të gjithë është Stuttgart, Alban Meha po heziton që të firmosë rinovimin. Lojtari ka kërkuar që drejtuesit e Paderbornit ta sigurojnë më së pari se skuadra do të qëndrojë në këto nivele edhe për disa vite, duke mos dashur që të bjerë sërish në kategoritë inferiore.

"Menaxheri i Mehës ka kërkuar që klubi të mos e ndalojë lojtarin që të largohet me parametër zero nga kjo skuadër, në rast se Paderborni do të bjerë nga kategoria", shkruan "kicker.de".

Pra, në pak fjalë, Meha mund të pranojë ta rinovojë kontratën e tij edhe për disa sezone, por në rast të një dështimi, nëse Paderborni bie në Bundesligën II, atëherë Meha do të kërkojë prishje të menjëhershme të kontratës pa asnjë penalitet. /albeu.com/
Shtuar më 06/01/2015, ora 10:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori