Memushaj: Me Baren dhe Gjasulën luajmë mirë topin
Ledian Memushaj ishte titullar dhe zhvilloi një paraqitje të mirë në mesfushën e Kombëtares, ndërsa sot për “Supersport” tregoi edhe ndjesinë që kishte duke luajtur me Baren e Gjasulën në krah.

Kontrolli i topit i kishte munguar Shqipërisë…

Nuk besoj se mungoja unë. Me Francën ishte ndeshje e vështirë, patëm kritika. Por, është normale të humbësh me ta. E dinim që do e kishim të vështirë sot, por luajtëm mirë.

Ekipi tregoi grintë sot. Pse?

Ndryshoi se sot kishim përballë Islandën. Atë ditë kishim Francën.

Luaje me Baren dhe Gjasulën për herë të parë, por u kombinuat mirë…

Sot në mesfushë ishim 3 lojtarë që duhet ta luajmë topin, ashtu karakteristikash kemi. Duhet të përmirësohemi akoma më shumë, sepse nuk kemi dhe shumë kohë.

Sa mundësi kemi të rikuperojmë humbjen me Turqinë?

Kemi gabuar humbjen me Turqinë, tani duhet të kërkojmë maksimumin për një rezultat të mirë në Turqi.
Shtuar më 10/09/2019, ora 23:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori