Mesfushori i Kombëtares infektohet me covid-19
Mesfushori i kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani, ka dalë pozitiv me COVID-19.

Lojtari i Vejle BK, i cili luan në Danimarkë, do të humbasë ndeshjen e parë të kampionatit. Jacob Kreger, drejtues teknik i ekipit, e ka konfirmuar faktin që mesfushori është i infektuar. Gjendja e tij është e mirë dhe momentalisht është i izoluar.

Ramadani është pjesë e rëndësishme e Vejle, skuadër më të cilin po nis sezonin e katërt në Danimarkë. Mesfushori është edhe pjesë e Shqipërisë, kurse në Superiore ka veshur fanellën e Partizanit.

Shtuar më 12/09/2020, ora 16:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori