Miqësoret, skandal me listën e Kombëtares
Federata Shqiptare e Futbollit nuk e ka publikuar listën e lojtarëve të Kombëtares U-19, e cila do të luajë tri ndeshje miqësore gjatë ditëve në vazhdim. Kuqezinjtë e drejtuar nga Foto Strakosha do të luajnë sot kundër Italisë në stadiumin e Kavajës, por lista e të rinjve që do të përfaqësojnë ngjyrat e flamurit shqiptar ende nuk është publikuar.

Në asnjë vend tjetër të botës nuk ndodh që të mos publikohet lista e futbollistëve me të cilët përfaqësohet një shtet i tërë në një aktivitet, qoftë ai edhe miqësor, shkruan "Panorama Sport".

Në një rast të tillë ngrihen dyshime të forta sa i përket transparencës mbi përzgjedhjen e të rinjve. Shumëkush mund të mendojë se lista nuk publikohet për shkak të neglizhencës së frikshme të FSHF-së për të informuar publikun, ose, në rastin më të keq, me listën mund të ndodhin gjëra "të frikshme", duke hedhur dyshime të forta mbi selektimin. /albeu.com/


Shtuar më 17/04/2013, ora 12:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori