Misioni Slloveni, De Biasi: Do jetë e vështirë
Kilometrat nga Tirana në Ljubjanë janë vetëm 685, aspak të krahasueshme me linjën ajrore që lidh Shqipërinë me Brazilin, por jetike për të prerë biletën drejt vendit të sambas. Kombëtarja ngrithet nga qielli i Rinasit drejt një të panjohure të madhe, aty ku e pret Sllovenia, e cila do të heqë shumë pikëpyetje rreth ankthit dhe ëndrrës që mundon një popull, kualifikimin në Botërorin 2014.

Ballkanasit në kufijtë e Europës perëndimore hapin portat e stadiumit "Sportni Park Stozice" ku kuqezinjtë do të luajnë ndoshta një nga 90 miutëshat më jetikë të historisë së kësaj kombëtareje. Lojtarët janë të karikuar, kërkojnë të evitojnë përballjet me tifozët sepse premtimi për suksesin në Slloveni rrit presionin.

Gjithsesi, trajneri De Biassi arrin të shkëpuesë disa fjalë pak minuta përpara fluturimit drejt një horizonti të ri për krijesën që ai e rriti. Si një profesionist, ai e di se premtimet janë të tepërta, por gjithmonë është e mirë një dozë karikimi për këmbët e djemve.

Katër pikët diferencë në klasifikim nuk kanë asnjë domethënie për teknikun që ka arritur ta transferojë përgjegjësinë në mendësinë e skuadrës së tij. Si në humbje ashtu edhe në fitore, skuadra mban përgjegjësitë, kundërshtari për të është thjesht një emër që shortio dhe kalendari ia imponon. Për 57-vjeçarin, Sllovenia nuk është veçse shkalla e radhës që skuadra e tij duhet ta ngjisë.

Kondicioni fizk do të jetë një faktor vendimtar në këtë përballje dhe De Biasi dëshiron ta theksojë një gjë të tillë. Ai nuk zhbalancohet ndaj pyetjes për gjendjen e skuadrës, por kërkon të theksojë se me shumë se zgjedhjet e tij teknike, fatin e ndeshjes do ta kenë në dorë vetë lojtarët dhe kilometrat që ata do të përshkojnë në fushë.


Gjithçka duket gati, Shqipëria kërkon ëndrrën, Sllovenia synon të na i prishë...asgjë nuk do të jetë më si më parë pash vërshëllimës së trefishtë të kryesorit Istvan Vad. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2013, ora 15:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori