E FUNDIT/ Makina përplas 10 vjeçarin në Vlorë
Moral i rënduar në Kombëtare
Mënyra më e mirë për të harruar një humbje, është rruga drejt fitores në ndeshjen e ardhshme. Me këtë motiv përfaqësuesja shqiptare ka zhvilluar seancën e parë stërvitore, pas humbjes me Slloveninë dhe në vigjilje të përballjes me Islandën. Pa kaluar 12 orë nga përfundimi i sfidës ndaj formacionit të Katanec, Gianni de Biasi nxjerr në fushë skuadrën për të pregatitur transfertën nordike.

Titullarët e aktivizuar ndaj Sllovenisë kanë kryer një seancë shkrydhëse me vrapime të lehta në fushë, ndërsa pjesa tjetër ka vijuar me programin e përpiluar më parë nga trajneri italian.ajo që është vënë re ka qënë gjendja e rënduar psikologjike tek futbollistët pas humbjes ndaj Sllovenisë, dhe për këtë arsye detyra e stafit teknik vështirësohet, pasi duhet të sjellë humorin e duhur tek lojtarët për të kërkuar suksesin në Rejkjavik.

Përsa i përket sfidës ndaj nordikëve konfirmohet mungesa e mbrojtësit Ansi Agolli, i ndëshkuar me karton të verdhë ndaj Sllovenisë. Ndërkohë probleme ka shfaqur sulmuesi Hamdi Salihi i cili vuan një dëmtim të lehtë në dorë, që gjithsesi nuk duket të kondicionojë shkodranin të japë më të mirën në sfidën e radhës.

Skuadra do të vijojë qëndrimin në Ljubjanë deri të hënën, për tu nisur më pas në Islandë, ku do të zhvillojë seancën e fundit stërvitore në orarin e ndeshjes, për tu ambientuar me fushën dhe kushtet atmosferike. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2013, ora 18:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori