Nani: Shqipëria do mbrohet, por e nisim me fitore
Pëlqej
Lideri i ri i Portugalisë në mungesë të Cristiano Ronaldos, Luis Nani, në konferencën e djeshme për shtyp, ka theksuar rëndësinë për të fituar përballjen me kombëtaren e Shqipërisë, e programuar për tu luajtur ditën e dielë në Aveiro.

"Na ka lajmëruar trajneri se nuk duhet ta marrim këtë ndeshje lehtë-lehtë. Nuk ka më ndeshje të lehta, ndaj edhe kundër Shqipërisë duhet të japim maksimumin në fushë. E dimë mirë se, duke qenë se ne luajmë në shtëpi, do të kemi përballë një kundërshtar që do luajë më së shumti në mbrojtje dhe në këtë mënyrë do jetë më e vështirë për të shënuar. Gjithsesi, unë kam besim se ne kemi kapacitetet e duhura për të marrë pikë të plota në këtë përballje të parë", është shprehur ylli i Sportig Lisbonës.

Më tej, ish mesfushori i avancuar i Manchester United foli edhe për të ardhmen e afërt të kombëtares portugeze.

"Nuk e ndiej veten lojtar të brezit të shkuar. Jam ende i ri dhe mund të jap shumë në këtë skuadër. Është e vërtetë se skuadra po pëson ndryshime në organikë, pasi trajneri ka afruar disa të rinj të talentuar. Sipas meje, kjo sjell veçse të mira në këtë skuadër. Logjikisht, duhet të shikojmë në fushë një skuadër të uritur për të marrë fitore, pasi të tillë janë të gjithë të rinjtë që janë ofruar", është shprehur Nani. /albeu.com/



Shtuar më 05/09/2014, ora 12:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori