Ndoj: Kombëtarja, një mundësi e madhe
Pas paraqitjeve të shkëlqyera të sezonit të kaluar me Brescian në Serinë B, Emenuele Ndojit i mjaftuan vetëm dy ndeshje me ekipin Shpresa për të treguar potencialin e tij.

“Jam i gëzuar që më kanë grumbulluar, me lojtarët e tjerë ndihem mirë. Trajneri ka ardhur të më shohë ndaj Ternanës, ra shi dhe nuk mundi të më shikonte dhe më pas s’kemi pasur kontakte.”

Ndoj e pranon se përfshirja në skuadër është një mundësi e madhe, edhe pse është i vetëdijshëm se duhet të punojë shumë për të qenë pjesë e përhershme e grupit.

“Nuk pretendoj asgjë. Jam i ri është hera e parë që grumbullohem me Kombëtaren, këtu do të bëj gjithcka thotë trajneri. Është një mundësia e madhe për mua këtu, por edhe nëse luaj me Kombëtaren Shpresa për mua nuk përbën asnjë problem. Nuk jam stërvit sepse jam dëmtuar ndaj Perugias, por shoh që në skuadër punohet me intensitet dhe ka shumë kualitet.” /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2017, ora 14:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori