Në nëntor hapen ofertat për stadiumin e ri
Më 22 nëntor, Federata Shqiptare e Futbollit hap zyrtarisht ofertat për stadiumin e ri. Do të jenë tre kompanitë e kualifikuara, që publikisht do të japin ofertat e tyre për stadiumin. Konkursi pritet të bëhet në Tiranë, në praninë e Komisionit të Ofertave. Menjëherë pasi të hapen ofertat, brenda 15 ditësh do të shpallet fituesi për stadiumin e ri, në 22 nëntor, që është data zyrtare e institucionit të futbollit, shkruan "Asport".

Kujtojmë që në një intervistë për "Sport Ekspres", kohë më parë, administratori i stadiumit kombëtar "Qemal Stafa", Ardian Cani, është shprehur se stadiumi aktual do të prishet dhe në vitin 2015 do të luajmë në impiantin e ri që do të ndërtohet.

Ishte menduar që maketet e firmave të kualifikuara të bëheshin publike para ndeshjes me zviceranët, por një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar.

Sfida me Zvicrën për eliminatoret "Brazil 2014" mendohet të jetë e fundit që do të luhet në stadiumin aktual. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2013, ora 10:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori