Një pikë në Portugali vlen 5 mijë euro për kokë
Pëlqej
Kombëtarja kuqezi ndodhet tashmë në qytetin spanjoll të La Corunas ku do të kryejë fazën përgatitore në vigjilje të ndeshjes kundër Portugalisë, më 7 shtator, e vlefshme për Eleminatoret e "Euro 2016". Ndërsa sot do të kryhet edhe seanca e parë nën drejtimin e teknikut italian Gianni De Biasi.

Sipas asaj që shkruian "Panorama Sport", Federata Shqiptare e Futbollit ka vënë një premio të konsiderueshme për këtë takim: në rast të një barazimi (1 pike) çdo futbollist do të përfitojë 5 mijë euro shpërblim.


Ndeshjen e fundit në transfertë me Portugalinë SHqipëria barazoi 0-0, ndërsa për takimin e së dielës mungon ylli i Real Madrid Cristiano Ronaldo. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2014, ora 12:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori