Norvegji-Shqipëri, "luftë" për Herolind Shalën (VIDEO)
Pëlqej
Shqipëria mund të humbasë një tjetër lojtar, i cili ka shpërthyer me lojën e tij gjatë dy viteve të fundit. Bëhet fjalë për Herolind Shalën, mesfushor me tipare organizative, i cili luan për Od Grenland në Norvegji. Gjatë një interviste dhënë medias norvegjeze "vg.no", Shala ka theksuar se ia ka lënë derën hapur edhe Norvegjisë, për aktivizimin në të ardhmen në kombëtaren e këtij vendi.

"Nuk kam vendosur ende nëse do të luaj me Shqipërinë apo Norvegjinë. Synimi im është që të luaj në Eleminatoret e "Francë 2016" me Shqipërinë, por deri tani nuk kam marrë asnjë sinjal nga Federata Shqiptare e Futbollit", ka thënë Shala.

Por sipas asaj që përcjell "Panorama Sport", futbollisti ka marrë para dy ditësh një ftesë zyrtare nga Kombëtarja norvegjeze, si dhe trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki.

Protagonizmi - Mesfushori ka rënë në sy në kampionatin norvegjez, pasi jo vetëm që është kthyer në një lojtar bazë të formacionit tek OD, por ka dhënë edhe asiste, duke shënuar 4 gola me këtë skuadër. Kësisoj, duket se norvegjezët janë bërë disi pishman që nuk vijuan të besonin te Shala (ka luajtur më parë për kombëtaret e moshave të këtij vendi).

"Shala ishte larguar nga shpresat e Norvegjisë për t’ju bashkuar ngjyrave kuq e zi, me të cilët pati një paraqitje shumë të mirë, por duket se akoma nuk është në planet e trajnerit të Kombëtares A, Gianni De Biasi", shkruan kjo media.

"Tradhtarët" - Ndërkohë mediat bëjnë të ditur se, edhe pse Shala ka luajtur për Shpresat e Shqipërisë gjatë 2013-ës, ai ka ende mundësi që të aktivizohet me Kombëtaren e parë të Norvegjisë, kjo për faktin se ka luajtur më përpara me U-17 dhe U-19 të këtij vendi. Kështu, nëse lojtari do të marrë një ftesë nga trajneri i Norvegjisë, Hogmo, atëherë ai nuk do të ketë asnjë problem aktivizimi. E njëjta gjë edhe në rastin e Shqipërisë, por tanimë mbetet në dorë të dy federatave dhe dy trajnerëve që të besojnë te cilësitë e Shalës dhe ta grumbullojnë në skuadër apo jo. Vetë lojtari, me anë të këtij prononcimi në "vg.no", duket se ushtron një lloj presioni ndaj De Biasit dhe FSHF-së. /albeu.com/
Shtuar më 22/08/2014, ora 15:40
Tetovari
e Premte 22 Gusht 2014, Ora 16:43
E njohim mire talentin shqiptar ne Odd Grenland (Tønsberg) te Norvegjise, por cka pret federata shqiptare? Te nenshkruan per Norvegjine dhe pastaj ta quajne "tradhetari i radhes nga Kosova"? Na vet e kemi pare ne TV norvegjeze emisioni per sport ku ai tha se deshiron te luan per njeren nga kombetaret shqiptare. Me ne fund lojtari zgjedh oferten. ata nuk luajne tere jeten futboll.
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori