Norvegjia, De Biasi kërkon grumbullim jashtë vendit
Kombëtarja shqiptare e futbollit mund të zhvillojë një grumbullim disa ditor jashtë vendit, në prag të ndeshjes eleminatore të Botërorit, ndaj Novegjisë. Trajneri Gianni De Biasi i ka kërkuar Federatës Shqiptare të Futbollit të sigurojë një grumbullim jashtë vendit në datat 27 maj deri në 2 qershor.

Nuk dihet se ku mund të bëhet grumbullimi, por ndoshta në Gjermani, Zvicër apo Austri.

Shqipëria pretendon të kualifikohet për në Kampionatin Botëror të vitit 2014 në Brazil, duke qenë në vend të dytë në grupin eleminator. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2013, ora 12:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori