France Football: 3 arsyet pse Franca duhet të ketë kujdes Shqipërinë
Revista e përjavshme franceze "France Football", në numrin e radhës i ka kushtuar një hapësirë të veçantë sfidës së 7 shtatorit, Francë-Shqipëri, që do të zhvillohet në "Stade de France" e vlefshme për eliminatoret e Euro2020.

Prestigjiozja e futbollit, duke ju referuar edhe përplasjeve mes dy përfaqësueseve gjatë viteve të fundit, por edhe faktit që Shqipëria drejtohet nga një ekspert italian.

"Pse duhet të jemi të kujdesshëm ndaj Shqipërisë…", shkruan "France Football", duke këshilluar "Gjelat" që të mos e marrin lehtë kwtw sfidw.

1-Në vitin 2014, Portugalia u surprizua nga “shqiponjat” dhe kjo fitore pati shumë rëndësi. Është e vërtetë që CR7 nuk ishte atë ditë në fushë, por Shqipwria fitoi…

2- Mërgim Mavraj, ai që realizoi golin e barazimit të turpshëm të bluve (1-1) në Rennes.

3- Trajneri Edy Reja është një mik shumë i mirë i mjeshtrit të taktikës Fabio Capello. Do ta kemi pisk, nëse ai i ka dhënë disa këshilla.


Shtuar më 05/09/2019, ora 23:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori