Nuk përballet vetëm Lazio me Milanin, por dhe Strakosha me Donnarumman
Pëlqej
Lacio-Milan është një nga ndeshjet e vlefshme për javën e tretë të Serisë A. Përveç renditjes, ajo përfshin një sfidë brenda sfidës mes dy portierëve më të talentuar të Serisë A.

Strakosha dhe Donaruma

Nga njëra anë është i shumëpërfoluri Xhanluixhi Donaruma dhe nga tjetra Tomas Strakosha. Italiani, megjithëse sapo ka arritur moshën madhore, regjistron thuajse 80 ndeshje me fanellën kuqezi, ndërsa 22- vjeçari shqiptar nuk e ka prekur ende kuotën 30. Nga duart e Strakoshës merr fill gjithçka, është ai që ndal rivalët, ai që del nga porta dhe ajo që është më e rëndësishmja, ai që kur bllokon topin, u jep frymëmarrje shokëve të ekipit.

20 shtatorin e kaluar gardiani shqiptar debutoi në “San Siro” kundër Milanit. Në atë kohë porta e Lacios ishte pronë e Marketit, por një dëmtim i titullarit i dha nismën fluturimit të Strakoshës. Të dielën në drekë, ai do të jetë titullar përsëri kundër kuqezinjve.

Kanë kaluar shumë pritje nga debutimi me Tomasin që ka zbritur në fushë në 28 takime mes kampionatit, Kupës së Italisë dhe Superkupës së Italisë. 17 fitore dhe 8 ndeshje ka mundur të ruajë rrjetën e paprekur.

Edhe sezoni i ri ka nisur mirë. Në tri ndeshjet zyrtare ka qenë vendimtar, duke ndalur lojtarë si Kuadrado dhe Higuain në Superkupën e Italisë apo në Serinë A kundër Spalit dhe Kievos. Në sezonin aktual, të dy janë mposhtur vetëm një herë në 180 minutat e para, ndaj ajo e së dielës do të jetë përballja që mund t’i japë avantazh njërit ndaj tjetrit.

Diferenca e ndeshjeve në Serinë A është e dukshme, por në sezonin e fundit dyshja ka qenë ndër më frytdhënëset për ekipet respektive. Rendimenti i të dyve i ngjit në krye të listës për pritje të kryera, raporton Panorama. Xhixho kryeson me 75,7 për qind të tentativave ndaj portës të ndalura, ndërsa Tomas e ndjek me 73,3 për qind.

Donaruma për Lacion është një tabu, pasi bardhekaltrit nuk kanë fituar kurrë ndaj Milanit me Xhixhon në portë, duke regjistruar dy humbje dhe dy barazime.

Diferenca e pakët në rendiment nuk është e tillë në nivel pagash. Donaruma, falë rinovimit të korrikut, aktualisht përfiton 6 milionë euro në sezon, teksa te klubi i tij Strakosha arkëton vetëm 600 mijë euro.

Ky nuk duket të jetë një problem për shqiptarin, i cili vazhdon të dhurojë ndeshje cilësore me Lacion që herët a vonë do t’i duhet t’i njohë meritat duke i ofruar një kontratë në lartësinë e paraqitjeve.
Shtuar më 09/09/2017, ora 13:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori