Nuk përmbahet Mavraj: Në Kombëtare nuk funksionon asgjë
Pëlqej
Mërgim Mavraj, nuk është përmbajtur më dhe e ka komentuar ndeshjen kundër Ukrainës si një dështim total.

Mavraj gjithashtu foli edhe për golat e pësuar duke thënë se nuk e ka fajin vetëm mbrojtja.

“Është shumë vështirë me gjet një gjë, janë shumë gjëra që nuk funksionojnë. Me thënë të drejtën, asgjë nuk funksionoi. Nuk ecën as sistemi, as mënyra e lojës, as lojtarët si paraqiten, as vullneti as pasioni sicc kemi qenë gjithmonë. Me pasion i kemi mbuluar disa gjëra, por të gjitha këto mungojnë." tha Mavraj.


"Ne nuk dorëzohemi. E kemi për detyrë ti përgjigjemi kësa situate. Besoj se ia dalim të gjithë së bashku. Për kontestimin e tifozëve ndaj Panuçit- Nuk është gjë e mirë, duhet respektuar gjërat edhe kur nuk kemi sukses." shtoi më pas ai.

"Nuk është vetëm mbrojtja që ka gabuar ndaj Ukrainës. Mesfusha e kundërshtarit ka pasur kohë dhe e ka bërë lojën si ka dashur dhe ka ardhur me shpejtësi tek ne. Janë shumë gjëra nuk është vetëm 1 argument” u shpreh më pas Mavraj.

Shtuar më 04/06/2018, ora 13:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori