Leart Paçarada refuzon ftesën e trajnerit
U-21 të Shqipërisë, Skënder Gega. 19-vjeçari i lindur në Bremen para dy vitesh ka debutuar me Shpresat kuqezi në një miqësore, por që atëherë nuk është ftuar më, derisa mori ftesën nga Kosova. Tani, Shqipëria
U-21 i dërgoi sërish ftesë, por Paçarada duket se ka vendosur të luajë vetëm me Kosovën.
Kështu thotë edhe tekniku i Kosovës, Albert Bunjaku në një prononcim për gazetën Arena.
"Kur kam qenë në Gjermani jam takuar me Leartin dhe në atë kohë ishte edhe
U-21 e Shqipërisë. Jam i kënaqur që ka ardhur për ne. Është më e rëndësishme që ai të luajë me ndeshje të skuadrës së parë dhe jo të të rinjve. Learti i takon Kosovës. E shoh si lojtar potencial në Përfaqësuesen e Kosovës".
Paçarada është djali i ish-portierit të dikurshëm të Prishtinës, Shukri Paçarada. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2014,
ora 12:00