Paderborn, Alban Meha nuk ndalet
Alban Meha ka shënuar golin e radhës për skuadrën e tij. Nëse një javë më parë i dha një fitore historike Paderbornit në fushën e Këlnit, mesfushori ynë kuqezi ka realizuar edhe këtë të diel, në ndeshjen e fituar 4-0 ndaj Arminia Bielefeld.

Meha shënoi golin e dytë të ndeshjes, pasi mori një passim të gjatë nga mbrojtja. I gjendur në krahun e majtë të mesfushës, pasi ndaloi topin në të hyrë të zonës, 27-vjeçari avancoi drejt qendrës dhe goditi shkëlqyeshëm, duke e dërguar topin në rrjetë.

Me këtë fitore, Paderborn, edhe pse me një ndeshje më shumë se Kaiserslauterni i vëndit të katërt, ngjitet në vend të tretë, duke qenë në luftë për play off-in e fundsezonit për të hyrë në Bundesligën e pare.

Ky ishte goli i 6-të i Mehës në 13 ndeshje për Paderborn këtë sezon.


Shtuar më 16/02/2014, ora 18:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori