Panucci i premton një vend Gurit dhe tregon arsyen pse nënshkruan me Cassettin
Pëlqej
Përfaqësuesja shqiptare është gati ëpr nisjen nga 0 metrajner Christian Panuccin që si synimin kryesorë ka ndryshimin e mënyrës së lojës me qëllim që kuqezinjtë të mos fokusohen vetëm në aspektin difensiv. Kombëtarja do të grumbullohet në Zvicër në fund të këtij muaji, aty ku do të zhvillohet edhe miqësorja me Ukrainën. Tekniku italian thekson se po punohet për të plotësuar grupin, në një kohë që humbja me Norvegjinë e ka bërë të kuptojë se ka diçka që nuk shkon dhe duhet ndryshuar

Panucci i hap dyert plotësisht Sindrit Gurit, duke e thënë hapur se sulmuesi ia ka bërë vendin vetes për të qenë pjesë e kuqezinjve.

“Guri ia ka bërë vetë vendin vetes në kombëtare nëpërmjet paraqitjeve dhe golave që po shënon. Duhet të vazhdoj të punoj dhe shpresojmë që te jetë pjesë e grupit, por gjithçka varet nga ai. Unë ftoj gjithnjë më të mirët.”

Marco Cassetti është afrimi më i fundit në stafin teknik në rolin e ndihmëstrajnerit. Tekniku i përfaqësueses sonë vlerëson aftësitë e ish-shokut të skuadrës, i cili me njohuritë dhe përvojën që ka mund ta përmirësojë shumë repartin e mbrojtjes.

“Besoj se ka mbi 300 ndeshje në Serinë A. Kemi qenë shokë skuadre te Roma. Kam një marrëdhënie mjaft të mirë me të, mund të më ndihmojë sidomos me mbrojtësit dhe puna e tij do të ketë shumë vlera në përmirësimin e repartit difensiv.”

Panucci organizoi një mbledhje me trajnerët e kombëtareve të moshave. Tekniku 45-vjeçar dhe federata kanë një objektiv, rritja e sa më shumë talenteve që mund t’i shërbejnë Shqipërisë në të ardhmen.

“Sapo zhvilluam një mbledhje me të gjithë trajnerët e kombëtareve të moshave. Federata Shqiptare e Futbollit po investon për të rritur sa më shumë talente nga Shqipëria. Shpresojmë që të lindin sa më shumë lojtarë me cilësi, që në të ardhmen t’i shërbejnë përfaqësueses. E rëndësishme është që puna dhe bashkëpunimi me klubet ka nisur.” përfundoi ai. /albeu.com/

Shtuar më 09/05/2018, ora 17:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori