Panucci "përjashton" Ansi Agollin nga Kombëtarja
Pëlqej
Tekniku i Shqipërsë, Christian Panucci ka lënë të kuptohet se kapiteni, Agolli nuk do të jetë më pjesë e Kombëtares.

Në intervistën e marrë nga FSHF-ja, tekniku italian ka deklaruar se Ansi Agolli tashmë me moshën që ka nuk ka prespektivë në Kombëtaren e Shqipërisë.

Agolli është një futbollist 37-vjeçar, që do të thotë se në perspektivë nuk mund të na ndihmojë, ndaj duhet gjetur një zgjidhje tjetër” ka thënë Panucci.

Panucci gjithashtu u pyet edhe për lënien jashtë të Armando Sadikut.

“Në katër muajt e fundit, Cikalleshi ka luajtur shumë më tepër se Sadiku. Ishte e drejtë që të thërrisja atë që kishte më shumë minuta në këmbë. Por në ardhmen, nëse do të luajë, do të grumbullohet” u shpreh tekniku italian. /albeu.com/

Shtuar më 04/06/2018, ora 14:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori