Shpërthen Panuçi: Nëse Sadiku do kishte bërë golin e dytë do më quanit të aftë
Pëlqej
Trajneri i Kombëtares Panucci u shpreh në një konferencë për shtyp pas ndeshjes së përfunduar në barazim 1-1 ndaj Maqedonisë. Ai shprehu bindjen se ekipi do të vazhdojë të bëhet edhe më mirë pasi ai tani sapo ka filluar tinjohë lojtarët.

“Tani i njoh akoma më shumë lojtarët e mi. Ne mundëm Lihtenshtejnin dhe dukej e lehtë, por nuk ishte e tillë. Për atë që i takon dy ndeshjeve, në fund jam i kënaqur, sepse e para Lihtenshtejni nuk bëri asnjë gjuajtje në portë, kemi luajtur pjesën e parë shumë të ngadaltë, sidomos 30 minutat e para, por duke pasur ide për atë që duhej të bënim. Por nga ngadalësia e topit, nuk krijonim avantazh.

Në pjesën e dytë, jo prej golit, skuadra e gjeti avantazhin vetëm prej lojës më të shpejtë. Kishim lojtarë si Memushaj, Ajeti, Roshi, të cilët në klube nuk kishin formën më të mirë, dhe nuk kishin minuta. Memushajn mu desh ta hiqja, Llullaku kishte ngërç. Kërkuam gjërat që kërkova, duke marrë në konsideratë që kishim një stërvitje të vetme serioze.

Pastaj shkuam në Maqedoni dhe nuk më pëlqen të gjej justifikime nëse humb ose fitoj. Por është e drejtë të bëj analizën për të respektuar punën tuaj, në një klub nuk do e bëja, por në kombëtare është gjë tjetër.

Në Maqedoni bëra një zgjidhje me Lilën dhe Kukelin para mbrojtjes, se kisha frikë dëshirën e tyre, duke hequr dorë që të luanim topin, duke vënë dy lojtarë me peshë. Por njëkohësisht vura katër lojtarë përpara, Hyka, Roshi, Llullaku dhe Sadiku, sepse kisha tmerrësisht frikë se nëse humbnim topin dhe mbeteshim me ata 4 para, Maqedonia do të na dëmtonte në kundërsulm. Edhe pse në pjesën e parë nuk luajtëm mirë, nuk vuajtëm, patëm një rast me Hysajn, katër kundër një.

Në të dytën vendosa të hidhja pak më shumë cilësi sepse këto janë karakteristikat e lojtarëve. Gjetëm golin, patëm menjëherë një reagim psikologjik, dhe kjo është pjesë e njohjes që kam për skuadrën.

Nëse Sadiku shënonte 2-0, unë do të isha i aftë se kisha ndryshuar ndeshjen. Por në fund rrezikuam të humbnim, sepse skuadra ra në gjendje. Maqedonia në 25 minutat e fundit bëri mirë. E kishim 2-0 për ta fituar por edhe mund ta humbnim me meritë në minutat e fundit. Me shumë mundësi me lojtarë me kondicion më të mirë, mund të bënim më shumë.” përfundoi tekniku i Kombëtares sonë. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2017, ora 11:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori