Klubi nënkampion i Greqisë, PAOK, i bën ofertë mbrojtësit të kombëtares shqiptare,
Andi Lila. Lajmi është bërë i ditur dje nga mediat
greke. Gazeta më e madhe sportive
greke "Sport Day", ndër të tjera shkruan: "Presidenti i klubit
selanikas, Zisi Vrizasm, pëlqen shqiptarin e PAS Janinës,
Andi Lila. Mbrojtësi mund të luajë në disa pozicione dhe PAOK-u është i interesuar për të zyrtarisht.
Lila ka një kontratë me Janinën, e cila përfundon në verën e vitit 2014. Një sforco e PAOK-ut pritet të sjellë në Selanik lojtarin 27-vjecar".
Sipas shtypit grek, PAOK-u ofron 300 mijë euro për kartonin e shqiptarit dhe kjo i ka joshur së tepërmi drejtuesit e PAS Janinës. Nëse kjo tratativë mbyllet me sukses, atëherë
Lila do të bëhej futbollisti i dytë shqiptar që
luan për klubin
selanikas, teksa aktualisht pjesë e tij është talenti Egys Kaçe, i cili po
luan si titullar prej një viti.
Lila vjen pas një sezoni fantastik te Janina, ndërkohë që klubi që ka një buxhet modest ka arritur të sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Europës, për herë të parë në historinë e tij.
Gjatë këtij kampionati
Lila ka thyer edhe një "rekord", pasi ka qenë një nga lojtarët më të ndëshkuar me kartonë të verdhë në Greqi. /albeu.com/
Shtuar më 25/04/2013,
ora 18:17