Paris, ja debati mes vajzës shqiptare dhe Michel Platini
Një vajzë shqiptare e quajtur Ada Stefani, e cila jeton dhe punon në Francë, shkruan në rrjetin social Facebook se ka takuar presidentin e UEFA-s Michel Platini dhe për disa sekonda ka debatuar me të përsa i përket ngjarjeve që ndodhën në stadiumin e Beogradit në ndeshjen Eleminatore Serbi-Shqipëri.

Ajo që duket qartazi në këtë bisedë, gjithmonë sipas asaj që shkruan vajza në profilin e saj,është fakti se presidenti i UEFA-s mban hapur anën e palës serbe. /albeu.com/


Ja biseda e plotë e shqiptares me Platininë, postuar në wall-in e Ada Stefanit:

"Sot takova M. Platini -ne !
Nuk e kam pare asnjehere me interes te vecante, te shkruaj ne facebook, faktin qe Z. Platini banon perballe punes time, madje vjen shume shpesh aty, sic beri dhe sot.
E ksha menduar keto dite, qe nese do te vinte nuk do te rrija gojekycur, te pakten per t'i thene dhe une qofte dhe nje fjale per ate politike nacionaliste - futbollistike qe iu be vendit tone nga ana e Serbise.

Pasi pranoi te benim nje foto , duke ikur i them :
- Zoti Platini, une jam Shqiptare....
Me kthehet me nje buzeqeshje dhe me thote:
Platini; - Nuk ishte gje e bukur ajo qe bene shqiptaret
I them : - Keni vetem pak sekonda kohe te shikoni nje foto ? ( dhe i tregoj foton ku serbet kishin futur nje fuci te madhe ne stadium...) - kjo a mund te ishte bombe Z. Platini ? sepse kjo fuci ka ardhur ne ruge tokesore dhe eshte lejuar pikerisht nga focat e rregullit...droni erdhi nga qielli , ndersa kjo fuci erdhi nga toka ne menyre mese koshiente...
Platini - Droni mund te ishte bombe....
Une : - Po si mund te denoni Shqiperine , kur ju nuk e keni vertetuar akoma dhe se keni kapur akoma autorin. Ai gjest mund te vinte dhe nga nje serb...
Platini : - por flamuri ishte shqiptar
Une : - kjo se perjashton faktin qe mund te jete provokim nga serbet...
Platini duke ikur : - vendimin do ta marre komisioni
Une ; - Une kam besim te ju ... (dhe e putha me dore).
Kjo ishte biseda e atyre sekondave qe arrita te beja me Z. Platini. Secili nga ju mund ta gjykoje vete dhe ta analizoje vete nese do kete penalizim apo jo per Shqiperine. Une dua te jap vetem nje ide timen rreth kesaj bisede.
Ajo qe synova te ato momente, ishte fakti qe t'i tregoja Presidentit Platini, qe prononcimet e tij ishin te parakoshme dhe dukeshin haptaz qe lobi serb kish bere pune me te madhe ne kete dretim.
Zoti Platini, ju falenderoj ne rradhe te pare qe u kthyet nga rruga per te me degjuar. Ky fakt me dha me shume kurajo t'ju flisja. Vetem se ajo qe me beri pershtypje ishte fakti qe fjalise time, une jam shqiptare - ju kthyet me fjaline -
- C'était pas bien ce qu'ils ont fait.... (s'ishte mire ajo qe ata bene) .
I nderuar Z. Platini , ju jeni presidenti i Uefas dhe jo presidenti i komisionit qe e jep vendimin perpara kohe...
I nderuar Z. Platini, - T'i kthesh nje pergjigje te tille nje vajze shqiptare, kur ajo spo te pyet fare per sport, por po te thote vetem se eshte shqiptare, eshte pak avokati e tepruar serbe, ne dem te shqiptareve.
I nderuar Z. Platini, te mundohesh te bindesh nje vajze shqiptare qe veprimi s'ishte i mire kur me nje pergjigje fare te thjeshte te tipit (verifikimet dhe denimet te ia leme autoritetit perkates) do te ishte me e hijshme nga ana juaj.
- I nderuar Z. Platini , sjellja juaj kritikuese ndaj shqiptareve e tregon me se miri qe komisioni i ka marre vendimet para se te shqyrtoje faktet.
I nderuar Zoti Platini, ju do vini prape tek une, do rishihemi prape dhe pas vendimit te komisionit. Do me buzeqeshni si gjithmone dhe do me thoni si je??? dhe une do iu pergjigjem : - Jam gjithmone SHQIPTARE!"
Shtuar më 21/10/2014, ora 16:17
aleksander xhepa
e Martë 21 Tetor 2014, Ora 17:52
te lumte goja per ato qe i ke thene platinise.dhe platinija nga serbia do mbaje.bravo vajza me zemer shqiptare
Nijazi Maliqi
e Martë 21 Tetor 2014, Ora 17:58
Te lumt e nderuar.
Dhasht zoti qe te kemi edhe me femrashqiptare te zonja nga goja dhe te flasin dhe mos ti frigohen askujna ne bote
rambo
e Martë 21 Tetor 2014, Ora 18:05
pffffff edhe une ashtu i thash :(
shaban hani
e Martë 21 Tetor 2014, Ora 18:28
te pershendes ADA me bukur nuk do te perballen as avokatet qe FSHFja ka derguar me 23shin ku do te mbrohet e drejta mbi sportin.jam mese i sigurt qe ate fuci me helm platini dhe batler do ta kene me vete dhurat nga serbet,..TE SHPRESOJM QE DREJTSIA TE NGADHNJEJ
agron
e Mërkurë 22 Tetor 2014, Ora 09:47
Sa cudi qe kjo Ada Stefani spo figuroka askund ne fb!!!
Neve jemi te mire ne propaganda!
EDISON
e Mërkurë 22 Tetor 2014, Ora 11:41
https://www.facebook.com/ada.stefani?ref=br_rs&fref=browse_search
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori