Plas dhuna në Skoci, tifozët e skudrës së shqiptarit përleshen me thika (VIDEO)


Pëlqej
Ditën e djeshme skuadra e Rangers është ndeshur me klubin kroat Osijek ku luan edhe shqiptari Eros Grezda.

Por një incident ka përfshirë dy tifozeritë e klubeve vetëm pak minuta para fillimit të ndeshjes.

Provokimet nga te dy palët kanë shpërthyer një përleshje mes tyre dhe madje ka pasur edhe të plagosur me thika.

Turmat e tifozëve janë shpërndarë vetëm pas ndërhyrjes së policisë skoceze dhe fatmirësisht është raportuar se të plagosurit janë jashtë rreziku për jetën.

Kujtojmë se për shkak te një dëmtimi futbollisti shqiptar nuk është aktivizuar në këtë ndeshje ku skuadra skoceze arriti të kualifikohej për më tej teksa barazoi në shtëpi me rezultatin 1-1, ndërsa në Kroaci kishte fituar 0-1. /albeu.com/





Shtuar më 03/08/2018, ora 17:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori