Platini: Serbi-Shqipëri, bëhuni gati për dënime të ashpra
Presidenti i UEFA-s Michel Platini ka dhënë një mesazh të fortë para vendimit që do të marrë Komisioni i Disiplinës për ndeshjen Serbi-Shqipëri. Numri një i futbollit europian ka paralajmëruar të dy shtetet të bëhen gati për dënimet e ashpra që mund të marrin.

"Lufta jonë kryesore është eleminimi i atyre skenave që pamë në Beograd. Skenat ishin të turpshme dhe skandaloze. E kam thënë dhe e përsëris, politika nuk ka vend në futboll dhe nuk do të ketë kurrë. Ata që shkaktuan incidentin në Beograd do të dënohen ashpër dhe të dy Federatat të bëhen gati për të pranuar dënimet", është shprehur Platini. /albeu.com/
Shtuar më 23/10/2014, ora 11:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori