"Plisat" bëhen gati për Serbi-Shqipëri
Pëlqej
E kanë thënë që në fillim që do të bëjnë tifo vetëm për kombëtaren e Shqipërisë dhe vazhdojnë ta mbajnë fjalën e dhënë. Tifo-grupi prishtinas, "Plisat", po bëjnë përgatitejt e fundit për dy ndeshjet eleminatore të kuqezinjëve, ndaj Danimarkës më 11 shtator në "Elbasan Arena" dhe ndaj Serbisë tre ditë më pas në Beograd.

Lajmi konfirmohet nga kreu i tifozëve prishtinas, Albert Kastrati, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.

"Shqipri-Danimark dhe serbi-Shqipri bonu gati prej tash ja fillojm per organizim", shkruan Kastrati.

Deri tani "Plisat" nuk kanë qënë në asnjë ndeshje të Përfaqësueses së Kosovës, ndërsa ende nuk dihet nëse në ndeshje Serbi-Shqipëri do të lejohen tifozët miq apo jo... /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2014, ora 16:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori