Policia maqedonase nuk iu shqepet tifozëve shqiptarë, por sjellja e tyre është perfekte
Pëlqej
Autobusët me tifozë shqiptarë janë nisur tashmë drejt vendtakimit të tyre të drekës në Maqedoni, në qytetin e Kumanovës. Aty, të gjitha grupimet që i janë bashkuar kësaj “ekspedite mbarëshqiptare”, do të bashkohen për t’u nisur më pas drejt Strumicës, ku sonte zhvillohet ndeshja Maqedoni-Shqipëri.

Autobusët shqiptarë shoqërohen hap pas hapi nga policia maqedonase, pasi një patrullë i shoqëron duke u ndërruar në kufirin e çdo qyteti. Për momentin nuk ka pasur asnjë incident gjatë rrugës dhe gjithçka ka vijuar normalisht.

Ora 12:00 Tifozët kuqezi do të jenë të kufizuar në numër në sfidën e sotme në Strumicë ndaj Maqedonisë për shkak të kapacitetit të ulët të stadiumit, por kjo gjë me sa duke nuk i ka penguar për të bërë një organizim model. Nëpërmjet një bisede me një nga antarët e tifogrupit “TKZ”, “Panorama Sport” ka arritur të mësojë edhe organizimin e sotëm.

Plot 150 tifozë shqiptarë janë nisur nga Tirana në orët e para të ditës së sotme. Mësohet se ky grupim do të vijojë rrugëtimin drejt Prishtinës, ku atje pritet t’i bashkohen edhe 70 antarë të tifogrupit “Plisat”.

Të gjithë së bashku do të marrin rrugën për në Maqedoni, ku i presin “Ballistët” e Tetovës, raporton Panorama. Organizatorët janë kujdesur që në këtë organizim të përfshihen tifozët më energjikë të të 3-ja grupimeve, për të mos reshtur asnjë minutë duke mbështetur Kombëtaren.

Ashtu siç është bërë me dije, në total do të jenë 450 tifozë shqiptarë, 250 bileta janë siguruar nga tifogrupet, 3 tifogrupet “Plisat”, “Ballistët” dhe “Tifozat Kuq e Zi”. Gjithashtu, edhe 20 tifozë të “Illyrian Elite” do të jenë pjesë e këtij grupi, ndonëse janë të dënuar nga FSHF, ndërsa pjesa tjetër e biletave janë shpërndarë nga Federata Shqiptare.
Shtuar më 05/09/2017, ora 15:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori