Portugali-Shqipëri, ja 24 të grumbulluarit e De Biasit
Pëlqej
Tekniku i Kombëtares shqiptare Gianni De Biasi ka shpallur listën e 24 futbollistëve që do të ketë në dispozicion për ndeshjen e parë Eleminatore për "France 2016" kundër Portugalisë më 7 shtator.

5 futbollistë vijnë nga Kategoria Superiore: Shehi, Curri, Bulku, Vila dhe Cikalleshi ndërsa bie në sy ftesa për Herolind Shalën, talentin shqiptar që kërkohej me ngulm edhe nga kombëtarja e Norvegjisë.

Portugali-Shqipëri, e cila luhet më 7 shtator në stadiumin "Municipal de Aveiro", do të keë dy mungesa shumë të rëndësishme për të dy trajnerët: Cristiano Ronaldo për luzitanët dhe Alban Meha për kuqezinjtë. /albeu.com/



Futbollistët e grumbulluar për ndeshjen kundër Portugalisë:

1. Etrit Berisha
2. Orges Shehi
3. Ansi Agolli
4. Lorik Cana
5. Debatik Curri
6. Elseid Hysaj
7. Emir Lenjani
8. Andi Lila
9. Mergim Mavraj
10. Amir Abrashi
11. Ervin Bulku
12. Ergys Kaçe
13. Burim Kukeli
14. Taulant Xhaka
15. Emiljano Vila
16. Bekim Balaj
17. Sokol Cikalleshi
18. Shkelzen Gashi
19. Jahmir Hyka
20. Edmond Kapllani
21. Odise Roshi
22. Hamdi Salihi
23. Armando Vajushi
24. Herolind Shala
Shtuar më 30/08/2014, ora 11:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori