Edi Rama paguan 21 persona për menaxhimin e Facebook-ut
Portugali-Shqipëri, Kuqezinjtë grumbullohen në Spanjë

Pëlqej
Shqipëria do ta përgatisë nga Spanja ndeshjen e parë Eleminatore për "Euro 2016″ kundër Portugalisë, që do të luhet më 7 shtator në stadiumin "Municipal de Aveiro". Kombëtarja kuqezi do të grumbullohet më 1 shtatorqytetin e La Coruna, aty ku do të stërvitet për gjashtë ditë.

Trajneri Gianni De Biasi ka bërë këtë zgjedhje për shumë arsye. Një nga motivet më kryesore është afërsia gjeografike që ka qyteti spanjoll me vendin ku do të zhvillohet ndeshja.

Burime në FSHF thanë për “Panorama Sport”, se e veçanta e këtij grumbullimi është që vetëm një ditë para ndeshjes skuadra do të udhëtojë me autobus drejt Portugalisë. Nga La Coruna deri në qytetin e Aveiros rruga zgjat tri orë e gjysmë dhe De Biazi ka qenë dakord që të mos përdorej avioni, përderisa vendi ku do të stërviten kuqezinjtë është shumë afër me qytetin ku do të zhvillohet ndeshja.

Pas udhëtimit me autobus, ekipi do të grumbullohet në një nga hotelet e Avieros dhe më pas do të zhvillojë stërvitjen zyrtare në stadium.

Në vitin 2009, kur kuqezinjtë luajtën në Braga ndaj Portugalisë dhe morën një rezultat historik (0-0), udhëtimi është bërë me çarter nga Budapesti për në Porto.

Ndërkohë, gjatë qëndrimit në Spanjë mësohet se Kombëtarja do të zhvillojë një miqësore me një nga skuadrat vendëse, por emri s’bëhet i ditur. /albeu.com/


Shtuar më 19/08/2014, ora 13:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori