Portugalia, Eder premton gol ndaj Shqipërisë
Pëlqej
Eder është i vetmi sulmues i grumbulluar nga trajneri Paulo Bento për ndeshjen e parë eliminatore të "Euro 2016" ndaj Shqipërisë. Futbollisti i Bragës do të ketë mbi supe peshën e golit ndaj kuqezinjve, të cilët në sfidën e fundit të luajtur në tokën luzitane arritën të marrin një barazim 0-0.

Pikërisht sulmi ka qenë një prej pikave më të dobëta në këtë dekadën e fundit për përfaqësuesen portugeze por Eder nuk i druhet sfidës madje premton gol ndaj Shqipërisë.

Në një intervistë të dhënë për të përditshmen portugeze "A Bola" ai u shpreh se është entuziast për rikthimin në kombëtare dhe se shpreson të bëjë një ndeshje të madhe ndaj skuadrës së De Biasit, në mënyrë që kombëtarja e tij t’i nisë mirë eliminatoret.

Sipas sulmuesit të Bragës, të gjithë duhet të japin maksimumin në këtë ndeshje, pasi Shqipëria nuk duhet nënvlerësuar dhe çdo kundërshtar që kombëtarja e tij do të ketë përballë duhet marrë seriozisht.

Për Ederin, synimi kryesor i përfaqësueses së tij në këto eliminatore është kualifikimi direkt për në Europianin e Francës.

Me Portugalinë, Eder ka luajtur në total në 11 ndeshje por ende nuk ka arritur të shënojë një gol. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2014, ora 09:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori