Mungojnë yjet, Portugalia nis misionin anti-Shqipëri (FOTO LAJM)

Cristiano Ronaldo
Pëlqej
Portugalia nisi sot në mëngjes grumbullimin për të përgatitur sfidën elimenitore të "Euro 2016" kundër Shqipërisë, sfidë e vlefshme për Grupin I. Sipas gazetës më të madhe portugeze "A Bola", trajneri Paulo Bento ka patur nën urdhërat e tij të gjithë futbollistët e thirrur, edhe pse mungesat janë të mëdha.

Në qytetin e vogël të Obidos, ish-trajneri Sporting Lisbonës kërkon të përgatisë djemtë e tij në qetësi dhe larg vëmendjes mediatike. Kjo nisur edhe nga fakti që skuadrës Portugeze do t’i mungojë ylli i saj, Cristiano Ronaldo, por gjithashtu edhe emra të tjerë të rëndësishëm si Beto, Bruno Alves, Ruben Amorim, Helder Postiga, Hugo Almeida dhe Varela, futbollistë që ishin pjesë e skuadrës në Botërorin "Brazil 2014".

Përfaqësuesja luzitane është bashkuar sot në mesditë teksa pjesë e ekipit janë edhe të rinjtë premtues Ruben Vezo, Pedro Tiba dhe Ricardo Horta. Pak ditë më parë, kur publikoi dhe listën e futbollistëve për sfidën me kuqezinjtë tanë, trajneri Paulo Bento bëri të ditur se pret një ndeshje të vështirë, duke kujtuar paraqitjen e kuqezinjve tanë në sfidën eliminatore të Botërorit ndaj Zvicrës.

Gjithashtu në vëmendjen e numrit një të stolit luzitan është edhe dueli direkt i 2010-tës, ku edhe pse në fushë ishte Cristiano Ronaldo, Portugalia nuk shkoi më shumë sesa barazimi me gola, teksa kuqezinjtë e mbyllën sfidën me 10 futbollistë pas kartonit të kuq të mbrojtësit Admir Teli. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2014, ora 13:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori