Prapaskena De Biasi për stolin e Italisë
Pëlqej
Euro 2016 po afrohet dhe miqesorja e fundit me Gjermanine (humbja 4-1) ka dhene alarmin te Komebtarja e Italise, por trajneri Antonio Conte ben thirrje per qetesi dhe mendon per shtate lojtaret qe i duhen per te plotesuar listen me 23 lojtare.

Por pas Europianit Conte pritet te shkoje te Chelsea, ndaj dhe Federata Italiane e Futbollit po kerkon per pasardhesin e tij.

Ne Pole-Position eshte Roberto Donaldoni, pas tij vjen Francesco Guidolin dhe tekniku i U-21, Gigi Di Biagio.

Por mes emrave te perfolur eshte edhe trajneri mi Kombetares Gianni De Biasi, i cili, sipas mediave italiane ka arritur nje sukses te madh me Shqiperine duke e kualifikuar per ne Euro 2016, raporton Portali Albeu.

Sipas Calciomercato, gjate dhenies se cmimit "Pankina Speciale" per De Biasin me 7 mars, drejtuesit e Federates kane folur me te, por pa arritur asgje konkrete.

Por gjithesesi, sipas portalit italian, Gianni De Biasi mbetet nje prej kandidateve potenciale per te marre drejtimin e 4 here kampioneve te Botes. /albeu.com/
Shtuar më 01/04/2016, ora 17:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori