Presidenti firmos dekretin, 6 shqiptarë vijnë në Kombëtare (FOTO LAJM)

Jurgen Gjasula (Duisburg)
Dekreti tashmë është nënshkruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani. Në një intervistë për "Panorama Sport" njëri prej tyre është shprehur lumtur që ka veshur fanellën e Kombëtares. Është fjala për 27 vjeçarin nga Tirana, Jurgen Gjasula, i cili prej vitesh jeton në Gjermani, derisa aktivizohet në Bundesliga II me skuadrën e Duisburgut.

"Shkëlqyer, ndjehem shumë mirë. Është vendi im, çka më bën të lumtur. Dy ditë kam që stërvitem me Kombëtaren dhe jam shumë i lumtur që ndodhem këtu. Shpresoj që ta justifikoj veten dhe të jap maksimumin për këtë fanellë", ka thënë ai.

Përveç Gjasulës, ekipit kuqezi me 7 qershor pritet t’i bashkohen edhe katër emra të rijnë; Ergys Kaçe (PAOK), Azdren Llulaku (Gaz Metan) dhe Ilir Berisha (Orebro), Vullnet Basha (Sion) dhe Amir Abrashi (Grasshoppers).

Mësohet se, Gjasula, Abrashi e Basha do të kenë mundësinë të luajnë me kombëtaren shqiptare vetëm pasi të kenë marrë lejen e FIFA-s. Të pestë këta lojtarë pritet t‘i bashkohen kombëtares kuqezi në përballjen me Norvegjinë, 7 qershor, në Qemal Stafa, një ndeshje kualifikuese për Botërorin "Brazili 2014". /albeu.com/
Shtuar më 26/05/2013, ora 12:38
aslla dida
e Dielë 26 Maj 2013, Ora 21:58
eshte gje fantastike te luash per vendin tend
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori