"Qemal Stafa", 300 tifozë norvegjezë për sfidën e 7 Qershorit
Federata Norvegjeze e Futbollit ka konfirmuar udhëtimin e 300 tifozëve të saj drejt Tiranë për sfidën eleminatore të 7 Qershorit kundër Shqipërisë, një shifër shumë e vogël për një skuadër që kërkon të fitojë ndeshjen më të rëndësishme të eliminatoreve.

Shtypi norvegjez ka treguar qartë se humbja e Norvegjisë kundër Shqipërisë në qershor i tejkalon përmasat e së zakonshmes. Më shumë se 16 mijë tifozë shqiptarë dhe një numër relativisht i vogël tifozësh norvegjezë.

Numri prej 300 tifozësh është akoma më i vogël kur mendon që në transfertën e Norvegjisë ishin më shumë se 3 mijë tifozë shqiptarë. /albeu.com/
Shtuar më 23/05/2013, ora 13:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori