"Rai Sport", grup xhirimi për Kombëtaren kuqezi
Sukesi me Portugalinë në Aveiro por edhe miqësorja me Italinë në Parma e programuar për t’u zhvilluar më 18 nëntor ka tërhequr vëmendjen e mediave italiane që në prag të dy ndeshjeve eliminatore me Danimarkë dhe Serbinë janë të interesuara për të marrë më shumë informacion për Kombëtaren kuqezi.

Fakti që në krye të Shqipërisë është një trajner italian, e nxit edhe më shumë interesin e mediave përtej Adriatikut për zhvillimet në kombëtaren shqiptare.

Ndërkohë që kuqezinjtë kishin nisur seancën stërvitore, në kompleksin Tropikal u shfaq një grup xhirimi nga "Rai Sport", që kontaktoi menjëherë me trajnerin Gianni De Biasi për të realizuar një reportazh në prag të dy ndeshjeve shumë të rëndësishme të Grupit I me Danimarkën dhe Serbinë, por edhe për miqësoren historike mes Italisë dhe Shqipërisë.

De Biasi iu përgjigj pozitivisht kërkesës së gazetarit sportiv Saverio Montingeli, i cili do t’i ndjekë hap pas hapi zhvillimet te kuqezinjtë për të marrë informacionin e nevojshëm për realizimin e një reportazhi të zgjeruar për opinionin sportiv në Itali. /albeu.com/
Shtuar më 08/10/2014, ora 16:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori