Valdet Rama: S'e meritoja të isha në Kombëtare
Pëlqej
Edicionin e shkuar, gjatë Eleminatoreve për "Brazil 2014", Valdet Rama ka qenë një pikë referimi te Kombëtarja e Gianni De Biasit, por ai nuk u grumbullua nga tekniku italian për ndeshjen e parë eleminatore për "France 2016″, ndaj Portugalisë. Gjithsesi, futbollisti nga Mitrovica nuk ndihet aspak i zhgënjyer.

"Nuk kishte kuptim që unë të shkoja në Kombëtare, përderisa nuk kam bërë stërvitje të rregullt gjatë kësaj kohe. Në të ardhmen e di që do të jem përsëri pjesë e skuadrës", është shprehur futbollisti i Munchen 1860, i cili shikon një kombëtare në rritje e sipër për kualifikimet e radhës.

Më tej ai flet për ditët e para me fanellën e ekipit të Bundesliga II: "U ndjeva si në shtëpi sapo erdha këtu. Më pëlqyen edhe stërvitjet që aplikon trajneri Rikardo Moniz. Besoj se do të debutoj këtë të premte, në miqësore, por natyrisht objektivi im është që të jem gati për ndeshjen e 14 shtatorit ndaj St.Paulit në kampionat. Deri atë ditë do jap maksimumin tim, me qëllim që trajneri të mos ketë mundësi tjetër përveçse të më hedhë në fushë nga minuta e parë". /albeu.com/


Shtuar më 04/09/2014, ora 15:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori