Rama prishet me Valladolid, pranë Besiktas-it
Valdet Rama nuk është më pjesë e spanjollëve të Real Valladolid. Ndërsa dje të gjithë futbollistët e klubit iberikas kanë zbritur në fushë përkrah trajnerit të ri, Joan Francesc Ferrer, mesfushori ofensiv i Kombëtares së Shqipërisë është thirrur në apel nga drejtuesit e klubit spanjoll, me të cilët ka rënë dakord mbi prishjen konsensuale të kontratës, e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2015.

26-vjeçari mësohet se nuk bënte pjesë në planet ish-ndihmësit të Tito Vilanovës të Barcelonës dhe, duke mos pasur besimin e trajnerit, ka vendosur të ndahet dhe të vlerësojë ofertat e reja.

Në Primera Division, Valdet Rama luante prej 1 sezoni e gjysmë, me punën dhe cilësitë e tij që vlerësohen nga dy prej tri ekipeve që janë ngjitur sivjet mes më të mirave, por sipas burimeve pranë lojtarit as Deportivo La Coruna dhe as Eibar nuk po intensifikojnë bisedimet. Gjithsesi, më shumë sesa Spanja, e ardhmja e ish-futbollistit të Hanoverit pritet të jetë në Turqi, ku është folur shpesh mbi interesimin e Besiktasit.

Mbase, nëse deri pak orë më parë klubi i Stambollit nuk kërkonte që të shpenzonte shumë parà për të bërë të vetin Ramën, tashmë që futbollisti nga Mitrovica është një lojtar i lirë, ai mund të akomodohet me më lehtësi te klubi i Stambollit, ndonëse diçka më shumë do mësohet ditët në vazhdim, sepse në radhë për të janë edhe shumë klube të tjera turke. /albeu.com/


Shtuar më 11/07/2014, ora 11:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori