Rama te Munchen 1860, edhe Gjasula në Bundesliga II
Pëlqej
Pas shumë "stacionesh" të përfolura nga mediat, pas tratativash me disa klube, tashmë është zyrtare: Futbollisti i kombëtares shqiptare, Valdet Rama, ka firmosur një kontratë dy-vjeçare me skuadrën e Bundesliga II, Munchen 1860. Në njoftimin përkatës në faqen zyrtare të klubit gjerman shkruhet: "Valdet Rama mund të luajë në të dy pozicionet e jashtme, në sulm, është shumë i shpejtë dhe driblues".

26-vjeçari, i cili sezonin e fundit luajti për Real Valladolid në La Liga), është pjesë e ekipit kombëtar shqiptar (10 ndeshje, 3 gola) dhe e njeh mirë Bundesliga II pasi ka luajtur në sezonin 2008-2009 me FC Ingolstadt. Ai gjithashtu ka qenë pjesë e Hannover 96 në Bundesligë.

Gjasula - Ndërkohë, një tjetër lojtar i Kombëtares shqiptare, i mbetur pa skuadër, Jurgen Gjasula pritet të zyrtarizohet si futbollisti më i ri i afruar te skuadra e VfR Aalen po në Bundesligën II gjermane. Lajmi është bërë i ditur dje nga mediat e këtij vendi, sipas të cilave mesfushori shqiptar ka dalë që të mërkurën në stërvitje, teksa edhe trajneri nuk i ka kursyer elozhet për të.

"Ai është një lojtar me shumë kualitet dhe vizion të qartë loje. Do na bënte shumë punë, pasi do rregullonim mesfushën", ka thënë tekniku. Ndërkohë, një nga drejtuesit e klubit gjerman, Ferdinand Meidert, nuk ka treguar entuziazëm të madh për afrimin e Gjasulës. /albeu.com/



Shtuar më 29/08/2014, ora 13:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori