Rekordi! Shqipëri-Danimarkë transmetohet me 16 kamera
Pëlqej
Ndeshja e parë eliminatore në shtëpi për Kombëtaren e Shqipërisë, pikërisht më 11 tetor në stadiumin "Elbasan Arena" kundër Danimarkës, do të shënojë një rekord të ri në fushën e transmetimeve.

Nga sa mësohet, takimi do të transmetohet direkt nga 16 kamera, të cilat do të instalohen në çdo cep të stadiumit. Kjo është hera e parë që një ndeshje ndërkombëtare do të ketë këtë mbulim televiziv në vendin tonë.

Në të kaluarën maksimumi i një transmetimi direkt ka qenë deri në 14 kamera lëvizëse.

Ekskluzivitetin e transmetimit do ta ketë Televizioni Publik Shqiptar, ashtu siç ndodhi edhe në ndeshjen Portugali-Shqipëri. /albeu.com/

Shtuar më 24/09/2014, ora 11:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori