Rënditja e FIFA-s, rekord historik për Shqipërinë
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Suksesi historik në Oslo të Norvegjisë që e riktheu kombëtaren shqiptare në garë për një vend në botërorin e Brazilit, pasqyrohet edhe në renditjen e përgjithshme të FIFA-s për muajin Prill. Kuqezinjtë e De Biasit, të cilët shkatërruan edhe Lituaninë me rezultatin 4-1 në miqësoren e "Qemal Stafas", ngjiten plot 16 vende në klasifikim, duke u renditur në vendin e 48-të të klasifikimit.

Ky jo vetëm që është një hap cilësor por edhe historik sepse asnjëherë më parë kombëtarja shqiptare nuk është renditur më lart se vendi i 50-të në klasifikimin ku bëjnë pjesë të gjitha kombëtaret e planetit.

Krahasuar me një muaj më parë kur Shqipëria renditej në vendin e 64-t, kuqezinjtë kanë grumbullur plot 86 pikë pasi aktualisht kanë 596. /albeu.com/
Shtuar më 11/04/2013, ora 12:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Get Adobe Flash player