Reya fton edhe lojtarin e tretë nga Partizani në Kombëtare
Trajneri i ri i Kombëtares, Edi Reja, duket se ka kthyer më shumë sytë nga lojtarët e kampionatit shqiptae, dhe në veçanti nga elementët e ekipit kampion, Partizanit.

Pasi u konfirmuan ftesat për Bruno Telushin dhe Lorenc Trashin, për grumbullimin fillestar që do të nisë nga nesër në Durrës, një tjetër talent i "demave" është thirrur.

Bëhet fjalë për Esat Malën, i cili më herët ka bërë mirë edhe tek Shpresat e Alban Bushit.

Panorama Sport mëson se ftesa ka mbërritur për 20-vjeçarin e të kuqve, dhe pas paraqitjeve të mira në Superiore, tani do t’i jepet një shans edhe në ekipin e parë përfaqësues.

Mala është nga Kosova dhe është rritur në futbollin kosovar, konkretisht tek Shkolla e Futbollit Arsenal, që drejtohet nga Huar Morina e Hetem Sogojeva, para se t’i bashkohej Partizanit. /albeu.com/

Shtuar më 20/05/2019, ora 22:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori