Roshi gol dhe të kuq në miqësoren ndaj hungarezëve
Pëlqej
Odise Roshi po vijon përgatitjet dimërore me skuadrën e tij Akhmat Grozny, në prag të rifillimit të kampionatit rus.

Mesfushori fierak i kombëtares shqiptare, u bë protagonist në miqësoren që çeçenët zhvilluan paraditen e sotme ndaj hungarezëve të Honvedit, që përfundoi në barazim 1-1.

Roshi shënoi golin e avantazhit për të tijtë, në minutën e 32-të të pjesës së parë, ndërsa në të 62-tën, u përfshi në një sherr me sulmuesin italian Lanzafame, duke u përjashtuar me të kuq nga arbitri I ndeshjes./albeu.com/
Shtuar më 10/02/2018, ora 13:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori