Roshi humbet ndeshjet me Danimarkën dhe Serbinë
Kur dukej se kishte nota optimizmi për rikuperimi nga dëmtimi muskular për Odise Roshin, në orët e mbrëmjes u zyrtarizua edhe lajmi se lojtari i FSV Frankfurt nuk do të bashkohet me kombëtaren për 2 ndeshjet e radhës pasi dëmtimi i tij është më i rëndë seç u mendua fillimisht.

Përgjigja e rezonancës magnetike konfirmon kështu mungesën e Roshit, edhe pse lojtari shprehu besimin fillimisht se do të ishte në ndeshjen e dytë në Beograd ndaj Serbisë. /albeu.com/
Shtuar më 08/10/2014, ora 09:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori