Sabien Lilaj mirënjohës ndaj Skënderbeut që ui ftua nga Kombëtarja
Pëlqej
Sabien Lilaj është i kënaqur me ftesën e Panuccit për miqësoren me Turqinë, megjithatë mesfushori korcar, pas fitores 2-0 me Vllazninë, thekson se është i përqendruar të Skënderbeu, që të tregojë më të mirën. Vetëm kështu mund ta fitojë vendin e Kombëtare.

“Për momentin po gëzoj formë të kënaqshme, shpresoj të vazhdoj gjatë kështu. Sa i përket grumbullimit në Kombëtare, u ktheva pas një kohe të gjatë. Nuk shkoj atje për pushime, do të jap më të mirën që t’i bëj përshtypje trajnerit, që të më grumbullojë rregullisht. Nëse luaj mirë te Skënderbeu, vijnë edhe grumbullimet te Kombëtarja.

I pyetur për ndryshimet mes ndeshjeve të Europa Leagues me ato të kampionatit tonë, Lilaj u përgjigj:

Europa është një tjetër nivel, ka lojtarë cilësorë që dinë ta lexojnë mirë lojën. Edhe në futbollin shqiptar ka vështirësi, por Skënderbeu është në formë, ndaj dhe gjërat duken më të lehta. /albeu.com/
Shtuar më 05/11/2017, ora 17:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori