Sabien Lilaj në Poloni, firmos për Ruch Chorzow
Pëlqej
Sabjen Lilaj firmos në Poloni. Mesfushori mund të quhet tashmë i larguari i radhës nga radhët e Skënderbeut, teksa dje ka nënshkruar kontratën e tij 2-vjeçare me polakët e Ruch Chorzow.

Pasi ka kaluar me sukses provën fizike e më pas testet mjekësore, lojtarit i është vënë përpara kontrata, e cila ka marrë menjëherë edhe firmën e korçarit.

Ditën e djeshme lojtari është prezantuar si blerja e radhës për skuadrën polake, e cila në katër javët e para të kampionatit renditet në vend të fundit. /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2014, ora 12:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori